Më 27.11.22 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvillua turneu i seniorëve “Dita e Flamurit”. Turneu ishte mjaftë masovik ku pati pjesëmarrës nga Kosova dhe Shqipëria ku u zhvilluan shumë ndeshje interesante.
Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Chris Doran dhe Kreshnik Mahmuti i cili nuk mundi t’i rezistoj anglezit Chris Doran i cili fitoi me rezultat të pastër 3-0 sikurse Fatih Karabaxhaku i cili e mposhti bashkëlojtarin e klubit Blend Hajdari në gjysmëfinalen e dytë.
Në finale Fatih me gjithë angazhimin e tij nuk arriti ta befasoj kampionin e këtij turneu Chris Doran i cili shënoi fitore me rezultat bindës 3-0.