A je talent i pingpongut? Regjistrohu në Priping!

A je talent i pingpongut? Regjistrohu në Priping!

Klubi i pingpongut KPP Priping është në kërkim të talenteve të ri të pingpongut, andaj ka hapur afatin për regjistrimin e lojtarëve të rinj të moshave 6 deri 15 vjet.

Klubi i pingpongut KPP Priping i mban ushtrimet në palestrën e pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në një ambient të këndshëm sportiv.

Orari i ushtrimeve është cdo të hënë, marte, enjte dhe premte, duke filluar nga 17:00 deri 18:00.

Ushtrimet e pingpongut mbahen me trajnerë të certifikuar nga Federata Botërore e Pingpongut.

Sporti i pingpongut është një ndër sportet më të shpejta me top dhe sjell shumë benefite në shëndetin e fëmijëve si kordinimin dorë-sy, përmirëson reflekset dhe ekuilibrin, djegë kalori si dhe zhvillon mbrehtësi mendore.

Për tu regjistruar në klubin tonë na kontaktoni në rrjetet sociale.