Federata Ndërkombëtare e Pingpongut (ITTF) në artikullin e saj të fundit ka përgëzuar klubin e pingpongut PRiPING për aktivitetet bujare që ka realizuar kohëve të fundit.
ITTF shkruan se lojtarët e klubit tonë në shtatorin e vitit të kaluar i janë përgjigjur ftesës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak për personat e prekur nga virusi Covid-19, ndërsa në janar të këtij viti ka organizaur turne humanitar, për të mbledhur mjete për të prekurit nga termeti në Kroaci, e këto aktivitete sipas ITTF janë shembujë që duhet të ndjekur mbarë botës.
Klubi i pingpongut PRiPING asnjëherë nuk heziton t’ju ndihmojë të tjereve, qoftë përmes pingpongut apo edhe formave tjera.
KPP PRiPING poashtu në ditën botërore të pingpongut kishtë kremtuar këtë ditë me prezencën e ish-Presidentes Atifete Jahjaga, e cila njihet për rolin e saj për fuqizimin e grave në Kosovë.
Artikullinn e plotë të ITTF mund ta lexoni duke klikuar këtu!