Priping shënon fitore kundër Elting Dardania

Priping shënon fitore kundër Elting Dardania

KPP PRiPING këtë javë zhvilloi xhiron e 7-të të Superligës në pingpong, ku shënoi fitore të rëndësishme kundër KPP Elting Dardania, me rezultat 3:1, ku dy fitore të rëndësishme i shënoi përforcimi i ri i PRiPING anglezi Chris Doran dhe një fitore e shënoi Petrit Dragidella.
Pas lojës lojtari anglez Chris Doran u shpreh i lumtur që shënuam fitore në xhiron e fundit të seznonit pranveror.


“Kjo fitore ishte shumë e nevojshme meqe ishe xhiro e fudnit e sezonit pranveror dhe duke marr në konsideratë që luajtëm kundër një ekipi shumë të fortë. Bashkëlojtarët po forcohen çdo ditë dhe kjo është shumë me rëndësi. Tash do të përgatitemi për Kupën e Kosovës që do të mbahet gjatë muajit maj” u shpeh Doran.


KPP PRiPING e mbyll sezonin pranveror në vendin e 5-të, dhe sezonin vjeshtor e fillon si vendas kundër KPP Lidhja e Prizrenit.


Ndeshjen e radhës KPP Priping do ta zhvilloj më 15 maj 2021, në kuadër të garave ekipore Kupa e Kosovës 2021.