Thirrje për mural deri me 20 shtator 2020

Thirrje për mural deri me 20 shtator 2020

Me kërkesë të artistave mbyllja e afatit për aplikim është shtyer për datën 20 shator 2020, në ora 18:00.

KPP Priping në bashkpunim me klubet e pingpongut të Prishtinës shpall konkurs të hapur për mural/grafit me temë sportive në mënyrë artistike.

Qëllimi kryesor i këtyre muraleve është ndryshimi i pamjës së sallës të pingpongut duke krijuar kështu një atmosferë më të këndshme për sportistët tanë.

Përpos të bukurës me art në hapësirat tona, ne synojme që njëkohësisht t’i promovojmë edhe krijuesit tanë të rinjë duke u dhënë hapësirë të shprehen kreativitetin e tyre në vepra murale.

Hapësirat e propozuara për dy muralet janë me dimenzione 3×2.5m, ndërsa ngjyrosja do të bëhet në tulla. Punimi do të implementohet në sallën e pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Duke klikuar këtu mund ta shihni hapësirën!

Për pjesëmarrje duhet të plotësohen kriteret si më poshtë:

  • Të jetë kreativ/e;
  • Skica ideore duhet të ketë karakter të pingpongut dhe të përmbajë simbole të Prishtinës
  • Skica të jetë origjinale dhe të përmbaj temën me sport
  • Të përdorën ngjyra të mbyllta për shkak të kontrastit me topin e bardhë të pingpongut
  • Skica mund të realizohet në mënyre individuale apo grupore

Preferohet që aplikuesi:

  • Të ketë eksperiencë me murale;
  • Të ketë përfunduar ose në vijim të studimeve në Fakultetin e Arteve apo të ngjajshme;

Aplikimi:

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë propozimin në [email protected] deri me datën 20 shtator 2020, në ora 18:00, në formatin PDF ose JPG. File duhet të emërohet Emri_Mbiemri_Priping2020!

Poashtu, duhet të specifikojnë edhe teknika e punimit nëse murali do të bëhet me sprej, ngjyra akrilik apo te tjera! Propozimit duhet t’i bashkangjitet kopja e ID si dhe 1-3 punimet e fundit nëse ka!

Përzgjedhja do të bëhet me dy faza. Në fazën e parë do të bëhet selektimi i skicave nga komisioni profesional, kurse faza e dytë (finale) do të bëhet sipas votimit publik online.

Kompenzimi:

  • Regjistrimi falas në KPP Priping
  • 3 muaj ushtrime pa pagesë në klubin tonë
  • Reket dhe Top pingpongu +40 Tibhar 3 star.

KPP Priping do të mbuloj shpenzimet e materialeve të cilat do të përdoren për realizimin e muralit si dhe do të ndihmojë me logjistikë të realizimit të muralit apo grafitit.