ITTF lanson serinë e video-konferencave për 2020 AGM

ITTF lanson serinë e video-konferencave për 2020 AGM

Takimi i Përgjithshëm vjetor i ITTF (AGM) do të zhvillohet më 28 shtator 2020 dhe, për herë të parë ndonjëherë, do të mbahet online për shkak të pandemisë COVID-19.

 Të distancuar fizikisht, por të bashkuar dixhitalisht, ITTF synon të mbajë plotësisht të azhurnuar delegatët e tij në të gjitha fushat kryesore me gjashtë video konferenca interaktive të organizuara në ndërtimin e AGM, sipas orarit të mëposhtëm:

 

1) ITTF Foundation:                                                                                 1st September 13:00 CEST

2) High Performance and Development:                                             4th September 13:00 CEST

3) Governance: Propositions and Resolutions to AGM:                   7th September 13:00 CEST

4) Finance Forum:                                                                                    10th September 13:00 CEST

5) World Table Tennis:                                                                            14th September 13:00 CEST

6) World Championships 2023 bids:                                                    21st September 13:00 CEST

7) ITTF Annual General Meeting:                                                          28th September 13:00 CEST

 

Gjatë video-konferencës në 21 Shtator 2020, qytetet e Dyseldorf (Gjermani) dhe Durban (Afrika e Jugut) do të paraqesin ofertat e tyre për të mbajtur Kampionatin Botërore të Pingpongut 2023.

 

Në mënyrë që të sigurojë përvojën më të mirë të mundshme për delegatët e saj, ITTF tashmë ka kryer një provë të parë për video konferencat e propozuara, ku morën pjesë mbi 150 pjesëmarrës.

 

“Ne jemi të kënaqur të shohim nivelin e përgjigjes së treguar gjatë provës së AGM. Njerëz nga të gjitha anët e botës u bashkuan me ne, dhe kjo tregon përkushtimin e tyre. Ne shpresojmë që shtatorin ta bëjmë një muaj të pasuruar me përvoja të shumta dixhitale, duke kulmuar me AGM  tone të pare te gjithën virtuale, të cilën duam të sigurojmë që anëtarët tanë të mund të gëzojnë vërtet. ” – Raul Calin, Sekretari i Përgjithshëm i ITTF.

 

Pjesë e këtyre serive janë edhe përfaqësues të Klubit të Pingpongut KPP Priping, të cilet po ndjekin me vëmendje zhvillimet e fundit nga shtëpia botërore e pingpongut.

 

Sot në hapjen e video konferencës, Presidenti i ITTF-it z.Thomas Weikert përgezoi ITTF Foundation për punën e bërë deri tani si dhe falenderojë të gjithë për kontributin e tyre në promovimin e pingpongut gjatë kohës së pandemisë.