Klubi i pingpongut KPP Priping ka hapur afatin për regjistrimin e lojtarëve të rinj i cili do të zgjasë nga sot deri më 15 prill 2021.
Kryetari i klubit Kastriot Orana, u shpreh se klubi Priping synon të ngrit numrin e lojtarëve të pingpongut në kryeqytet, duke iu ofruar ushtrime atraktive për fëmije.
“Klubi i Pingpongut KPP Priping është themeluar me të vetmin qëllim të promovohet sporti i pingpongut në kryeqytet dhe të masovizohet ky sport, duke pasur parasysh që është sport me shumë benefite.
Orana po ashtu njoftoi se ku ndodhet klubi KPP Priping dhe kur mbahen ushtrimet.
“Klubi i pingpongut KPP Priping i mban ushtrimet në palestrën e pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në një ambient të këndshëm. Ushtrimet për djem të moshes 7-14 vjet mbahen në ora 17:00 deri 18:00 cdo të hënë, mërkur dhe premte, ndërsa për vajza të moshës 7-14, mbahen në ora 17:00 – 18:00, marte, ejte dhe premte” u shpreh ai.
Për vajza regjistrimi dhe ushtrimet mujore do të jenë falas, ndërsa për djem është 20 euro në muaj.
KPP Priping respekton të gjitha masat për parandalimin e shpërndarjës së virusit Covid-19.
Sporti i pingpongut është një ndër sportet më të shpejta me top dhe sjell shumë benefite në shëndetin si kordinimin dorë-sy, përmirëson reflekset dhe ekuilibrin, djegë kalori si dhe zhvillon mbrehtësi mendore.