7 deri 77

7 deri 77

Nëse jeni duke kërkuar një sport, që iu ofron mundësinë të luani pavarësisht moshës që keni, atëherë zgjedhja e duhur është pingpongu. Është sporti ideal, që mund ta praktikoni gjatë kohës së lirë dhe për të qëndruar aktiv fizikisht. Kurse nëse dëshironi që të mësoni më shumë rreth ping pongut dhe ta luani më mirë këtë sport argëtues dhe mjaft tërheqës, mund të vini tek salla e klubit Priping. Pasi që këtu do të keni mundësinë të luani pavarësisht moshës që keni.

Pingpong për të gjitha moshat!

Pingpongu është sport i shkëlqyer, pasi që përveç aktivizimit të trupit ai aktivizion edhe mendjen. Përveq tjerave është edhe një sport taktik, pasi që duhet të mundoheni të njihni mirë mënyrën se si luan kundërshtari që të jeni të aftë të bëni sa më shumë pikë. Përveç tjerave paisjet për të luajtur pingpong nuk janë të shumta dhe kur luani për t’u argëtuar mund të improvizoni reketat dhe tavolinën sipas imagjinatës suaj. Këto dhe shumë anë tjera pozitive ndikojnë që ky sport të pëlqehet nga personat e grupmoshave të ndryshme.

Fillo nga 7 – Sa më herët, që fillojnë fëmijët të luajnë pingpong, aq më produktive do të jetë për ta, sepse do t’u ndihmoj të fitojnë aftësi të shumta në këtë sport. Është më e lehtë që të mësohen gjërat në një moshe të re, sepse mendja e fëmijëve është e dizajnuar për të mësuar. Mirëpo, mosha më e preferuar për të filluar është mosha 7 vjeçare. Gjatë asaj moshe fëmijët fillojnë të zotërojnë shumë aftësi mendore dhe këto aftësi i ndihmojnë ata që lehtësisht të ndjekin udhëzimet nga trajnerët e tyre (kjo nuk do të thotë se nuk mund të fillojnë edhe më herët). E vetmja gjë që nuk duhet bërë është krijimi i presionit tek ta në një moshë kaq të re, sepse mund të ndikoj negatvishit në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.

18 – 40: Gjatë kësaj moshe fillon të shihet suksesi, që është arritur falë punës dhe angazhimit në fëmijëri, sepse mendja e të rriturve është e dizajnuar për të performuar. Në këtë rast për të shfaqur punën dhe talentin e tyre gjatë pjesëmarrjes nëpër gara dhe turnire të ndryshme që organizohen brenda apo jashtë vendit. Ku nuk mungon as mundësia për të fituar dhe për të arritur suksesin e dëshiruar. Kurse për personat, të cilët luajnë pingpong vetëm për argëtim, atëherë kanë gjetur sportin e duhur që do t’u ndihmoj të kënaqen, të largojnë stresin dhe të relaksohen nga angazhimet e shumta që janë aktuale në këtë periudhë.

40 + Me fillimin e moshës 40 vjeçare mund të fillon pjesmarrja në gara si veteran, e cila nuk ka limit të moshës. Pra, ju mund të vazhdoni të luani pingpong deri sa të keni mundësi dhe dëshirë, por nuk ekziston ndonjë rregull që kufizon këtë veprimtari për shkak të moshës. Përkundrazi është mjaft e pëlqyer nga personat e kësaj moshe, sepse përmes pingpongut kalojnë kohë me shoqëri, me miqtë e tyre, mbajnë gjendjen e mirë fizike dhe gjejnë motivim të përballen me sfidat e jetës. Të gjitha këto arsye rrisin dashurinë ndaj pingpongut dhe vlerat e tij. 

Pra, nuk ka asnjë moshë të caktuar për pingpong. Filloni të luani menjëherë në momentin që iu duket tërheqës, sepse çdo gjë mund të arrihet në çdo kohë. Mjafton dashuria ndaj pingpongut, përkushtimi dhe vullneti që ju të keni sukses në këtë fushë. Nëse dëshironi të bëheni lojtar profesionist dhe me qëllime të mëdha, është e përtatshme të filloni më herët. Në anën tjetër nëse jeni prindër dhe mendoni së fëmija juaj ka potencial, mos hezitoni ta regjistroni atë në ndonjë klub pingpongu. Pasi që kërkohet një kohë e konsiderueshme që të jeni njëshi në artin e këtij sporti. Kurse për ju që luani vetëm për argëtim dhe si një hobi, mos u ndjeni asnjëherë jo të përshtatshëm për të luajtur, sepse pingpongu është për të gjithë.

Autore

Anila Shala