KPP Priping fillon me fitore pas rikthimit në gara pas pandemisë

KPP Priping fillon me fitore pas rikthimit në gara pas pandemisë

Klubi i pingpongut KPP Priping të diellen ka qenë musafir i KPP Shkolla Ahmet Hoxha në Ferizaj, ku ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0, në kuadër të Liges së Parë të Kosovës.

Pas një pauzimi disa mujor, këtë fundjavë kanë ri-filluar ndeshjet zyrtarë të FPPK-së, ku klubi nga kryeqyteti KPP Priping, luajti si musafir në Ferizaj kunder klubit Shkolla Ahmet Hoxha.

Djelmoshat nga Prishtina duket se ishin shumë më të motivuar pas shkëputjes disa javore nga palestrat e pingpongut. Petrit Dragidella filloi serinë e fitoreve duke fituar 3 me 0 kundër lojtarit Dren Qerkini, pastaj Elvedin Collakovic shënoi fitoren e rradhes 3 me 0 kunder Endri Reka, kurse për të vulosur fitoren kunder klubit Shkolla Ahmet Hoxha, Dren Kastrati fito ndeshjen 3:2 ndaj Erjon Reka, për të regjistruar fitoren e ekipit KPP Priping në xhiron e 4-të në Ligen e Parë të FPPK-së.

Linku: https://www.facebook.com/kpp.priping/posts/174665517420222

Ndeshjen e rradhes KPP Priping do ta zhvillojë në Prishtinë kundër klubit Gani Maloku.

Klubet janë përkujdesur që të ndjekin të gjitha rekomandimet e nevojshme për parandalimin e pandemisë Covid-19.