Yll Dragidella fitues i “Prishtina 2021 Table Tennis Tournament”

Yll Dragidella fitues i “Prishtina 2021 Table Tennis Tournament”

Sot më 21 Shkurt 2021, u mbajt turneu i shumëpritur i pingpongut Prishtina 2021 Table Tennis
Tournament, njëherazi turneu i parë që Klubi Priping po organizon në këtë vit. Ky turne ishte i
hapur për të gjithë, qoftë për lojtarë profesionist të këtij sporti apo për adhuruesit e sportit të
pingpongut, të cilët dëshironin të ishin pjesë e turneut.


Pjesëmarrja në këtë turne ishte 5 euro, ku shuma e mbledhur u shfrytëzua për mbulimin e
shpenzimeve të organizimit dhe për mjetet e dhuruara vendit të parë, dytë dhe tretë.
Turneu ishte i mbushur me ndeshje interesante, të cilat i dhuruan publikut dhe lojtarëve
emocione të mëdha. E kështu duke krijuar një atmosferë shumë të mirë në sallën e klubit Priping.
Gjithashtu gjatë turneut janë resepektuar masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së
COVID19.

Pas lojërave të njëpasnjëshme, në finale u ndeshën Yll Dragidella dhe Petrit Dragidella, ku pas
një ndeshjeje shumë të vështirë dhe sfiduese fitoi Yll Dragidella, i cili me këtë fitore u shpall
fituesi i vendit të parë për këtë turnir. Duke lënë në vend të dytë Petrit Dragidellën,i cili dha
maksimumin e tij deri në fund, ndërsa vendin e tretë e fitoi Leart Beqiri.

Të tre fituesit u shpërblyen me medalje, çmime monetare simbolike, kurse mirënjohje u
shpërndanë për të gjithë pjesëmarrësit e turneut.

Klubi i Pingpongut Priping falenderon të gjithë pjesëmarrësit e këtij turneu dhe u uron suksese
në lojërat dhe turnetë e ardhshme, që priten të organizohen së shpejti nga klubi Priping.