Prishtina Open 2025 po afron dhe emocioni po rritet dita-ditës! Turneu më atraktiv ndërkombëtar i pingpongut në Kosovë do të mbledhë në zemër të Prishtinës mbi 300 lojtarë nga më shumë se 30 vende të botës. Këtë vit, gara do të jetë edhe më spektakolare, me duele që premtojnë adrenalinë, pasion dhe nivel të lartë sportiv.
Kujtojmë të gjithë lojtarët dhe klubet se kanë mbetur vetëm 3 ditë kohë për t’u regjistruar dhe për të siguruar pjesëmarrjen në këtë ngjarje të jashtëzakonshme.
📅 Afati i fundit për regjistrim është: 30 maj 2025
🖥️ Regjistrimi bëhet vetëm online përmes linkut:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdoBgzJK0UxwjI8CydNc9tXZ2tr5xlyX1nVuXafNm3SX7E79Q/viewform
Mos humbisni rastin të jeni pjesë e Prishtina Open 2025 – aty ku pingpongu takon pasionin dhe ndërkombëtarizimin.
🎯 Për më shumë informata vizitoni faqen zyrtare të turneut ose kontaktoni organizatorët përmes rrjeteve sociale të Klubit të Pingpongut PRIPING.