Muaji tetor është muaj i vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, andaj përgjatë këtij muaji organizohen aktivitete të ndryshme. Klubi i Ping Pong-ut “Priping”, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta Vita”, do të organizojnë turne të hapur, “PINK-PONG Breast Cancer Awareness”.
Me këtë rast, themeluesi i Klubit të Ping Pong-ut “Priping”, Kastriot Orana, i cili tha: “Me anë të këtij aktiviteti ne dëshirojmë që t’i inkurajojmë vajzat dhe gratë që të kontrollohen sa më herët, sepse zbulimi i hershëm rezulton edhe me shpëtimin e jetës. Aktiviteti do të mbahet në Pallatin e Rinisë, më 28 tetor, duke filluar nga ora 18:00. Pjesë e këtij turneu do të jetë edhe Dr. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK. Hyrja do të jetë pa pagesë, mirëpo ne do ta vendosim edhe një kuti donacioni “donation box”, ku pjesëmarrësit mund të dhurojnë të holla aq sa kanë dëshirë dhe paratë e grumbulluara do të dhurohen për shoqatat të cilat merrem me luftimin e kancerit të gjirit.”
“PINK-PONG Breast Cancer Awareness” përkrahet nga “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” – Kosovë dhe Rotary Club Prishtina “Newborn”.