Klubi i pingpongut KPP Priping ka filluar me seancat stervitore pas pauzimit disa javor shkaku i pandemisë Covid-19.
KPP Priping përmes njoftimit në rrjetet sociale, ka njoftuar se ka filluar me seancat stërvitore duke i ndjekur rekomandimet e IKSHPK, FPPK dhe Federatës Ndërkombëtare.
Në stërvitje të klubit vërehet një motiv dhe entuziazëm i theksuar nga lojtëtarët të cilët kanë qenë larg tavolinave dhe bashkëlojëtarëve për më shumë se 2 muaj. Per video kliko ketu.
Distanca mes dy lojëtarëve është se paku 3 metra, dhe kjo e bën më të lehtë për mbajtjen e distancës sociale gjatë ushtrimeve.
Sporti i pingpongut është një ndër sportet më të shpejta me top dhe sjell shumë benefite në shëndetin si kordinimin dorë-sy, përmirëson reflekset dhe ekuilibrin, djegë kalori si dhe zhvillon mbrehtësi mendore.