KPP Priping ka realizuar edicionin e rradhes së Ping Pong Podcast, projekti më i ri i klubit, i cili ka për qellim dokumentimin e sportit të pingpongut në Kosovë, hapat që janë ndjekur për ndërkombëtarizimin e pingpongut, anëtarësimi në Federatën Ndërkombëtare si federate e parë në Kosovë e njohur ndërkombëtarisht.
Në këtë podcast flasim me z.Rifat Rifati, ish pingpongist, ish selektor i perfaqësueses së Kosovës, ish Kryetar i Federatës së Pingpongut dhe kampion i Kosovës, I cili tregon si ka flluar të merret me sportin e pingpongut, si e bënë ndërlidhjen e zhvillimit të pingpongut me zhvillimin ekonomik të nje vendi e shume fakte tjera interesante!
Ping Pong Podcast është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në kuadër të projektit Hulumtim dhe Dokumentim i Sportit në Kosovë, realizuar nga Klubi i Pingpongut Priping.