Prishtina Open 2024 e madhështoi Qytetin Evropian të Sportit

Prishtina Open 2024 e madhështoi Qytetin Evropian të Sportit

Dita finale e turneut Prishtina Open, siç është pritur, ishte shumë e ngjeshur sa i përket numrit të madh të ndeshjeve por pati edhe shumë, shumë ndeshje të mira e interesante. Befasi e këndshme ishte prania e shikuesve, të cilët i mbushën shkallët e Palestrës së Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Para dite u luajtën ndeshjet për grup-moshën nën 13 vjeç. Te vajzat, Vlera Beqa nga Kosova e mundi Ana Kokoneshin nga Shqipëria në lojë për vendin e tretë, kurse Kristina Heim në finale e mundi, Bojana Joveskën e Maqedonisë së Veriut.

Te djemtë, vendin e tretë e zuri, Muhamet Mudut, kurse Rejan Krasniqi të katërtin, ndërkaq Matej Batuna nga Sllovakia e fitoi vendin e pare, pasi e mundi maqedonin Markovski me 3:1 në seta.

Te seniorët, lojtaret nga Kosova arritën suksese të dalluara pasi fituan 2 nga katër vendet e para. Shega Hashani luajti në finale, kundër rumunes Andrea Postudor dhe u mund 3:0 në seta, kurse në ndeshjen për vendin e tretë Lene Osmani e mundi gjermanen Krisrina Heim me 3:0 në seta.

Te seniorët pati shumë pjesëmarrës dhe një numër i madh prej tyre ishin nga shtetet tjera. Megjithatë, edhe lojtarët tanë zhvilluan ndeshje të mira dhe u eliminuan me rezultate të ngushta, siç ishte rasti i Rrahman Ademajt nga turku Batuhan Shahin, Milot Makollit nga ukrainasi Naplokov, Fatih Karabaxhaku nga turku Mustafa Atakul etj. Gjysmëfinalet ishin me ngjyra ukrainase dhe turke. Naplokov dhe Chonobaiev u ndeshën në gjysmëfinalen e pare dhe Naplokov fitoi me mmeritë për të kaluar në finale. Në gjysmëfianlen e lojtarëve turq, më i mire doli Batuhan Uluxhak.

Finalja ishte përplasje ndërmjet shkollës ukrainase të pingpongut që karakterizohet me mënyrën mbrojtëse dhe ajo turke ofansive. Secili lojtar e fitoi nga një set, por pastaj Uluxhak e dominoi ndeshjen dhe fitoi me rezultatin 3:1 në seta.

Foto:

https://www.facebook.com/kpp.priping/posts/pfbid02Drqf6BfAVfaP5oWaiSbzr3ikCL72EVNLu482bTDnXMKRH9ZSzCsZoTQiyqQPh1t8l

Organizatori, për fituesit ndau shpërblime në medalje, e kupa si dhe çmime në të holla. Vendi i pare te meshkujt fitoi 1000€, kurse te femrat 700€.

Renditja

U13

Vajzat

1.Krisrina Heim (GER)

2.Bojana Jovevska (NMK)

3.Vlera beqa (KOS)

Djemt

1.Matej Batuna (SVK)

2. Trajqe Markovski (NMK)

3.Muhamet Mudut (KOS)

Seniorët – F

1.Andrea Postudor (RUM)

2.Shega Hashani (KOS)

3.Lene Osmani

Seniorët – M

1.Batuhan Uluxhak (TUR)

2.Oleksey Naplokov (UKR)

Batuhan Shahin (TUR)