KPP Priping në bashkëpunim me PriBank dhe Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojë turneun tradicional, “PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament” për personat e prekur nga kjo sëmundje.
Muaji Tetor është muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën andaj KPP Priping me anë të sportit të pingpongut synon të ngrisë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje qysh në hapat e parë.
Klubi jonë do të sigurojë pajisjet e nevojshme për turne, kurse qytetareve krejt çka ju duhet është të vijnw në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, sot (28 tetor) nga ora 17:00.