KPP Priping në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojnë turne të hapur, “PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament” për personat e prekur nga kjo sëmundje.
Muaji Tetor është muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën andaj KPP Priping me anë të sportit të pingpongut dëshiron të ngritë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje qysh në hapat e parë.
Pjese e këtij turneu do të jetë edhe Dr. Ilir Kurtishi, nga Klinika së Onkologjisë në QKUK!
Ky turne është përkrahur nga Korporata Rugove, Departamenti i Sportit ne Komunen e Prishtines dhe Rotary Club Newborn Prishtina.
Klubi jonë do të sigurojë pajisjet e nevojshme për turne, kurse juve krejt çka ju duhet është të vini në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, me datë 28 tetor 2022, nga ora 19:00.
Me respekt,
Keshilli organizativ
048 406 406