Priping organizon turne pingpongu për Kroacinë

Priping organizon turne pingpongu për Kroacinë

Klubi i Pingpongut Priping në bashkëpunim me Rotary Club Prishtina Newborn (RCPNB) do të
organizojnë sërish një turne për të mbledhur fonde. Ashtu siç është organizuar herën e kaluar për të ndihmuar Shqipërinë, kësaj radhe do të organizohet për Kroacinë, e cila para disa ditësh është prekur nga tërmeti.


Të paktën shtatë njerëz u vranë, dhjetëra u plagosën dhe disa qytete në Kroacinë qendrore u lanë në rrënoja pas një tërmeti të fuqishëm me madhësi 6.4 ballësh që ka goditur këtë vend të martën e 29 Dhjetorit 2020. Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet financiare për mbështetjen e Republikës së Kroacisë dhe rreshtohet përkrah shteteve solidare, të cilat po e ndihmojnë Republikën e Kroacisë, në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti.


Përveç qeverisë aksion humanitar do të organizoj edhe Klubi Priping së bashku me Rotary Club
Prishtina Newborn. Ata do të organizojnë turneun “Play and Pray for Croatia” me datën 16 janar,
duke filluar nga ora 14:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë. Pjesëmarrja në këtë turne
kushton 5 euro, kurse ata të cilët kanë mundësi mund të paguajnë edhe më shumë, pasi që të
gjitha mjetet që do të mblidhen nga ky event u dedikohen të prekurve nga tërmeti në Kroaci.
Klubi i Pingpongut Priping ju fton të bëheni pjesë e këtij aktivitetit dhe të përkrahim Kroacinë,
ku përmes lojës së pingpongut do të mundemi t’u ndihmojmë personave që kanë nevojë për
ndihmë si pasojë e ngjarjeve aktuale që po ndodhin në Kroaci.


Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen duke dërguar emrin dhe mbiemrin me mesazh në
Facebook tek Klubi i Pingpongut Priping.


Ju mirëpresim me 16 janar dhe së bashku të luajmë e të lutemi për Kroacinë!