Priping nikoqir i turneut ndërkombëtar “Prishtina Open 2023”

Priping nikoqir i turneut ndërkombëtar “Prishtina Open 2023”

Klubi i Pingpongut Priping po organizon turneun ndërkombetarë të pingpongut “Prishtina Open 2023” i cili do të mbahet me datë 17 dhe 18 Qershor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Turneu i cili po organizohet në bashkëpunim me Federaten e Pingpongut të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të Ditës se Clirimit të Prishtinës deri tani ka tërhqur vemendjen e shumë lojtarëve të huaj si nga rajoni ashtu edhe nga shtetet e Evropës.

Organizatori i turneut z.Kastriot Orana është shperhur se ka interesim të madh të pjesëmarrjes në këtë turne sidomos nga vendet e ballkanit perendimorë.

“Deri më tani na kanë kontaktuar shumë klube dhe lojtarë te vendeve të ndryshme nga Evropa dhe nga shtetet fqinje dhe pritet të jetë një turne me shumë pjesëmarrës në kategori të ndryshme. Turneu do të mbahet për Junior U19, Senior dhe Veteran për të dyja gjinitë, keshtu që presim të kemi ndeshje atraktive gjatë këtij turnau ndërkombetar që do të mbahet në Prishtinë” është shpehur Orana.

Turneu premton të sjellë së bashku disa nga lojtarët më të mirë të pingpongut dhe për dy ditë të turneut pritet të këtë shumë ndeshje emocionuese dhe një shans për lojtarët e rinjë të ballafaqohen me lojtarë të nivelit të lartë.

Të shtunën, me 17 qershor turneu do të jetë për Junior dhe Veteranë, ndërsa në të dielën do të jetë për kateogrinë e Seniorëve dhe Seniroreve.

Për ata që dalin fitimtarë të turenut organizatori ka ndarë një çmimi prej 5200 euro! Prandaj, mos e humbni shansin për të garuar për këtë çmim të mrekullueshëm.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij evenimenti të mrekullueshëm, afati i regjistrimit është deri më 26 maj 2023.

Klikoni në likun më poshtë për t’u rexhistruar në turne.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf0MY2vZNNMoMmNv80UfsOm3UUkGIYajg9lJfpwBvnW7Kby2Q/viewform