Sot më 27 Shkurt 2021, Klubi i Pingpongut Priping zyrtarizoi përforcimin më të ri, londinezin Chris Doran. Ai është i njohur si lojtar shumë i mire i pingpongut dhe me një eksperiencë të madhe, ku këtë fakt e tregojnë ligat në të cilat ai ka marr pjesë. Disa prej këtyre ligave janë ajo e Suedisë, Gjermanisë, Belgjikës dhe Francës. Kurse tani në listën e këtyre ligave po radhitet edhe liga e Kosovës.
Zyrtarizimin e kesaj marrëveshje e nënshkroi kryetari i klubit, Kastriot Orana, i cili u shpreh shumë i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe ka pritshmëri të mëdha rreth saj.
Orana duke e hapur zyrtarisht konferencën shprehu se nënshkrimi i një marrëveshje të tillë me një lojtar të huaj është ëndërr e kahmotshme e klubeve të pingpongut të Prishtinës.
“Sot jemi mbledhur këtu për të nëshkruar kontratën mes klubit të pingpongut Priping dhe Chris Doran nga Anglia, e cila u arrit pas një angazhimi të gjatë. Njëherazi duke falenderuar trajnerin Eli Baraty, i cili kontribuoi në realizimin e kësaj marrëveshje.
Chris ishte sugjerim i tij dhe kështu përmes ndihmës së tij dhe përvojës së mirë që kishte në kampin, që
organizuam realizimi i kësaj marrëveshjeje ishte më i lehtë”, shpjegoi kyretari i klubit gjatë konferencës.
Pas tij fjalën e mori Doran, i cili dukej i kënaqur me mikpritjen që i është bërë dhe me klubin në të cilin do të luaj në vazhdim.
“Deri tani jam shumë i kënaqur me vendin, ekipin, lojtarët. I gjithë klubi janë shumë mikpritës me mua dhe nuk mund të kërkoj ndonjë gjë më të mirë se kjo”, u shpreh Chris.
Synimi i ardhjes dhe angazhimit të tij në klubin prishtinas të pingpongut është ngritja e cilësisë së lojtarëve dhe nivelit të klubit. Gjithashtu edhe përmbushja e qëllimit të tyre, fitorja në Superligën e
Kosovës dhe Kupën e Kosovës në pingpong. Synime e qëllime kët, që priten të realizohen në një
të ardhme të afërt falë punës së vazhdueshme të lojtarëve të klubit Priping.