KPP Priping ka mposhtur KPP Vushtrria për të rëmbyer kryesimin e tablës së Ligës së Parë të Kosovës, për sezonin 2020.
Gjatë javës së kaluar u zhvilluan dy xhirot e radhës në të katër ligat, e kishte shumë ndeshje interesante, ndër to përmendim derbin e ligës së parë ndërmjet Pripingut dhe Vushtrrisë, të dy klubet kandidatë për tu shpallur kampion të ligës së parë, e po ashtu edhe të sigurojnë dy vendet e para që shpijnë në superligë. Pripingu arriti të kthej rezultatin nga 0:2 në 3:2, për të rëmbyër kështu kryesimin e tabelës.
Në xhiron e radhës KPP Priping luan kudnër si musafir në Ferizaj, kundër KPP Gani Malokut. Ndeshja do të zhvillohet të dielën, në ora 12:00, në shkollën fillore Tefik Çanga.