Priping dhe fondacioni i ITTF-it do të kremtojnë WTTD

Priping dhe fondacioni i ITTF-it do të kremtojnë WTTD

Klubi i pingpongut Priping në bashkëpunim me Fondacionin e Federatës Botërore të Pingpongut (ITTF Foundation) do të kremtojnë Ditën Botërore të Pingpongut, e cila festohët me datën 6 prill në mbarë botën.

Kryetari i KPP Priping Kastriot Orana është përzgjedhur njëri nga 25 promotoret nga ITTF Foundation për të organizuar këtë ditë në Prishtinë.

Këtë vit fokusi i federatës botëerore për ditën e pingpongut është diplomacia përmes pingpongut, e Priping ka vendosur të organizoj një aktivitet së bashku me minoritetet të cilat janë në Kosovë, e në këtë mënyr të arrijë paqe mes popujve përmes tavolinës së pingpongut.

Si filloi gjithçka në diplomacinë e pingpongut?

Në vitin 1971, pingpong luajti një rol thelbësor në rihapjen e marrëdhënieve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas Revolucionit Kulturor të Kinës dhe mungesës 6-vjeçare të Kinës në garat ndërkombëtare të pingpongut, Kina vendosi një sinjal të qartë për promovimin e Kampionatit të 31-të Botëror të Pingpongut në Nagoya të Japonisë nën sloganin “Miqësia e para, konkurrenca e dyta”.

Për të vazhduar, një atleti amerikan i iku autobusi i ekipit të tij dhe u detyrua të udhëtoi më atë kinez, ku një gazetar mundi të kapte foton perfekte të një atleti kinez dhe amerikan që ecnin krah për krah.

Kina më pas e ftoi ekipin amerikan në një kamp stërvitor dhe në vitin 1972 Presidenti Amerikan Nixon u takua me kryeministrin Zhou Enlai dhe Mao Zedong, një pikënisje për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike midis vendeve në 1979.

KPP Priping synon që përmes tavolinës së pingpongut të sjell paqe mes popujve që jetojnë në Kosovë.

Për tu bërë pjesë e këtij eventu ju ftojmë të klikoni këtu: