Pink Pong – për vetëdijësimin e kancerit të gjirit

Pink Pong – për vetëdijësimin e kancerit të gjirit

KPP Priping në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojnë turne të hapur, “PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament” për vetëdijësimin e kësaj sëmundje.


Muaji Tetor është muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën andaj KPP Priping me anë të sportit të pingpongut dëshiron të ngritë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje qysh në hapat e parë.

Pjese e këtij turneu do të jetë edhe Dr. Ilir Kurtishi, nga Klinika së Onkologjisë në QKUK!

Klubi jonë do të sigurojë pajisjet e nevojshme për turne, kurse juve krejt çka ju duhet është të vini në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, me datë 9 tetor 2025, nga ora 17:00 deri 18:00.

Me respekt,

Keshilli organizativ

048 406 406