Muaji tetor është muaj i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën. Në Kosovë vazhdimisht janë bërë fushata për t’i vetëdijesuar gratë që të bëjnë kontrolle të shpeshta, në mënyrë që sëmundja të zbulohet me kohë.
Këtë vit përkrah aktiviteteve përmbylljen e fushatës e bëri ‘’ KPP Priping në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit, “PINK PONG Breast Cancer Awareness” Pjesë e këtij turneu ishin gra të cilat e kanë tejkaluar këtë smundje falë zbulimit të hershëm, gjithashtu organizata Jeta Vita,Ish- presidentja e Republikës së Kosovës, z.Atifete Jahjaga si dhe dr. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK!
Ndryshe në Kosovë cdo vit regjistrohen rreth 350 raste të reja me kancer të gjirit, dhe është sëmundja me e shpeshtë që prek gratë në gjithë botën. Ky turne u përkrah nga Kompania e Sigurimeve Sigal Uniqa Group Austria në Kosovë dhe Rotary Club Newborn Prishtina.