Gjatë Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2026, vizitorët do të kenë mundësi që pingpongun ta përjetojnë edhe në një mënyrë krejtësisht ndryshe – përmes Virtual Reality (VR).
Në hapësirat e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të jetë në dispozicion Table Tennis VR Experience, ku te pranishmit mund të vendosin pajisjet VR dhe të provojnë një eksperiencë virtuale të lojës së pingpongut.
Aktiviteti do të jetë i hapur për pjesemarresit gjatë ditëve të turneut, 28–30 gusht, duke sjellë një kombinim interesant mes sportit dhe teknologjisë.
Ejani për të përcjellë ndeshjet e Prishtina Open 2026 dhe provojeni edhe ju pingpongun në botën virtuale! 🏓🥽
