Kremtohet Dita Botërore e Pingpongut në Prishtinë

Kremtohet Dita Botërore e Pingpongut në Prishtinë

Klubi i Pingpongut Priping me rastin e Dites Botërore te Pingpongut (6 prilli) e cila festohet ne kuader te Ditës Nërkombëtare të Paqes dhe Sportit, ka organizuar turneun “Ping Pong Diplomacy”, ku përmes sportit të pingpongut ka synuar të sjellë Paqe në Tavolinë (#PeaceOnThe Table).

Me 6 prill në Pallatin e Rinisë në Prishtinë u zhvillua një turne me ndryshe ky protagonist ishin diplomatët e huaj në Kosovë, lojtarët nga Prishtina dhe qytetar e lojtarë sërb nga Graqanica.

Kryetari i klubit Priping Kastriot Orana u shpreh se këtë turne po e organizojmë në kuadër të Ditës Botërore të Pingpongut.

“Përmes pingpongut synojmë të sjellim paqe në tavolinë. Në këtë turne kemi sërb nga Graqanica ku po luajm jo për të parë se kush është më i aftë e më i forë por po luajm për miqesi e pajtushmëri” u shpreh Orana.

Në sallën e pingpongut të pranishëm ishin diplomat nga zyra Kineze në Prishtinë, nga Ambasada Gjermane, Hungareze e Zvicrane, poashtu kishtë pjëmarrës zyrtarë nga Ministria e Punëve te Jashtme dhe Diasportes si dhë nga klubi rotarian Prishtina Neëborn.

Turneu u zhvillua në një frym shoqërore ku secili shfrytëzoi rastin të luaj pingpong më njëri-tjetrin.

Ish lojtari i pingpongut z.Branisalav Markovic u shpreh falenderues ndaj klubit Priping për ftesën për pjesëmarrje në këtë event dhe tha se sporti është një mundësi e mirë për të ngritur bashkëpunimin ndëretnik në Kosovë.

Në fund të turneut të pranishmit u pajisen me çertifikata pjesëmarrëje nga KPP Priping.  

Me shume foto ketu