Klubi i Pingpongut Priping me dy fitoret e xhiros 11 dhe 12 ka siguruar pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës për sezonin 2022, ku ka mbetur edhe një xhiro për tu zhvilluar deri në fund.
KPP Priping me datë 25 tetor ka zhvilluar ndeshjen e xhiros 11 kundër KPP Vushtrria, ku pas 5 ndeshjeve të zhvilluara arriti të fitoj me rezultat të ngushtë 3:2, fitore kjo e rëndësishme për të vazhduar garën për Superligë.
Në të njejtën ditë u zhvillua edhe xhiro e 12-të të Superligës së Kosovës e Priping u ballafaqua me KVPP Prizreni, edhe pse ekipi kundërshtar nga Prizreni konsiderohej favorit, Priping shënoi fitore 3:1 ku edhe siguroi vendin në Supërligën e Kosovës për vitin 2022.
Aktualisht Priping mban pozitën e 4-të, e këtë vend synon ta mbrojë në ndeshjen e fundit që do ta zhvillojë kundër Matkos Pharm Dardania.
KPP Liria, KVPP Prizreni dhe KPP Ahmet Hoxha janë tri ekipe të cilat do të luftojnë për të mbetur në Superligë për vitin 2022, e fati i tyre do të vendoset në xhiron e fundit të sezonit 2021.