KPP Priping fiton derbin e Ligës së parë kundër KPP Vushtrria

KPP Priping fiton derbin e Ligës së parë kundër KPP Vushtrria

Të shtunën u zhvillua  ndeshja derbi e xhiros 14 e Ligës së Parë të Kosovës ku Priping nga Prishtina fitoi me rezultat të ngushtë 3:2 kundër KPP Vushtrria.

 

Në një atmosferë të ngrohtë sportive para shikuesve vendas KPP Priping shënoi fitore spektakolare kundër klubit të pungpongut Vushtrria për të rëmbyer kreun e tabelës së Ligës së Parë të Kosovës.

Në dy ndeshjet e para gjithcka dukesj se ishte në favor të kryesuesit të tabelës KPP Vushtrria të cilet shënuan dy fitore rradhazi, ku fillimisht vushtrriasi Aulon Bivolaku mposhti Petrit Dragidellen me rezultat të ngushtë 3:2 dhe Petrit Drenica mposhti Nehat Citakun 3:0, per te udhëhequr kështu 2 me 0 me lojë.

Lojën e tretë nga KPP Priping e luajti Elvedin Collakovic kundër Altin Mulit të cilin e mposhtu me rezultat 3:1 dhe riktheu shpresat e KPP Priping për të fituar këtë xhiro. Rezultati pas lojës së tretë u bë 2:1 në favor të Vushtrrisë.

Ndeshja e katërt ishte ndeshja me e ngushtë me poena ku Petrit Dragidella mposhti me vështirsi kapitenin e KPP Vushtrria Petrit Drenicën me rezultat 3:2 (13/11; 8/11; 13:11; 4/11 dhe 11/6) për të barazuar lojën 2 me 2 mes Priping dhe Vushtrrisë.

Ndeshja e pestë dhe vendimtare ishte spektakolare si me poena ashtu edhe me rezultat. Nehati riktheu lojen nga 0:2 në favor të Aulonit, në 3:2, ku seti i tretë ishte i jashtëzakonshem meqe për herë të parë në histori të pingpongut Kosovar kishte arritur në diferencë 26:24. Në këtë set auloni kishte 5 match points për të siguruar titullin e kampionit të Ligës së Parë. Pas fitorës së këtij seti, Citaku u rikthye fuqishëm dhe shënoi fitore 3:2, për të vulosur fitoren mes KPP Priping dhe KPP Vushtrria me rezultat përfundimtar 3:2.

Pas ndeshjes Elvedini u shpreh se është shumë i emocionuar nga kjo fitore dhe se janë shtuar gjasat për titullin e Ligës së Pare 2020.

“Jam shumë i gëzuar dhe i emocionuar me fitorën kundër KPP Vushtrria. Unë luajta në ndeshjën e tretë dhe kisha të gjithë përgjegjsinë për të rikthyer rezultatin. Fitova lojën e tretë kundër Altinit dhe kjo na mundësoi që të fitojmë ndeshjen e kësaj xhiro” u shpreh Elvedin Colakovic

 

Ndeshjen e radhës KPP Priping e luan si nikoqir i KPP Shkolla Ahmet Hoxha nga Ferizaji, të dielen duke filluar në ora 12:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.