Të shtunën janë zhvilluar dy xhirot e fundit të sezonit pranverorë në pingpong, ku KPP Priping ka shënuar dy fitoret e rradhes, të xhiro 10 dhe 1, kundër KPP Llapusha si vendas dhe si musafir i KPP Dukagjini.
Xhiro 10 u zhvillua në palestrën e pingpongut në Prishtinë kundër KPP Llapusha nga Drenica, ku inkuadrimi i Nehat Çitakut i motivoi edhe me shume djelmoshat e Pripingut për të shënuar fitore me rezultat 3:0.
Ndesha mes Nehat Çitakut dhe Shasivar Veliut ishte ndeshje mjaft e barabart, ku të gjithë setat perfunduan me rezultat të ngushte, e edhe rezultati përfundimtar i kësaj loje u mbyll 3:2, në favor të Çitakut. Ndeshjen e dytë e fitoi Elvedin Collakovic kurse të tretën Petrit Dragidella, për të shënuar kështu fitore me rezultat 3:0, në xhiron 10.
Ndërsa të dielen Priping udhëtoi në Klinë për të zhvilluar ndeshjen kunder KPP Dukagjini, në palestren sportive Adem Jashari.
Serinë e fitoreve e filloi Elvedini, i cili e mposhti Hamit Gashin me rezultat 3:0, pastaj Petrit Dragidella kundër Isa Citakut me rezultat 3:1 dhe ndeshjen e trete dhe të fundit e fitoi Kastriot Orana kundër Sabit Gashti 3:0, për të përmbyllur xhiron e 11 me rezultat përfundimtar 3:0.
KPP Priping me datë 15 tetor do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së dytë në Kupen e Kosovës kundër KPP Liria nga Prizreni , andja ju bëjmë thirrje për dashamirët e pingpongut që përkrahin klubin e kryeqytetit duke ardhur në sallën e pingpongut me data 15 tetor 2020, në ora 18:00.
Linku me foto: https://bit.ly/3iQcOp2