Fito iPhone 16 duke shikuar Prishtina Open 2025

Fito iPhone 16 duke shikuar Prishtina Open 2025

Prishtina në Qershor do të jetë qendra e vëmendjes në botën e pingpongut me zhvillimin e edicionit të dytë të Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2025, i cili pritet të mbledhë mbi 300 lojtarë nga e gjithë bota. Turneu i madh do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, një vend që tashmë është bërë sinonim me ngjarje të mëdha sportive. Për ta madhështuar këtë turne ndërkombetar është përkujdesur Zone Mobile duke dhuruar një iPhone 16 për shikuesit e turneut Prishtina Open 2025.

Për të qenë në garë për të fituar iPhone 16, vizitorët duhet të marrin pjesë në lojën shpërblyese duke blerë biletën pët vetëm 1 euro. Biletat për këtë lojë do të jenë në dispozicion nga data 13 qershor, në dyqanin e Zone Mobile ne Prishtine. Çdo biletë e blerë jo vetëm që ofron një shans për të fituar iPhone 16 por gjithashtu siguron një vend në tribunë për të ndjekur nga afër finale e Prishtina Open 2025, e cila do te fillojë në ora 20:00, me datën 22 Qershor 2025.

Biletën për lojën shpërbluese duhet ta blini në Zone Mobile dhe mos e humbisni këtë mundësinë për të fituar një iPhone 16, ndërsa shijoni emocionet e turneut Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2025.

Prishtina Open 2025 do të mbahet më 20 deri 22 qershor, në Pallatin e Rinise dhe klubi Priping është gati të mirëpresë lojtarët dhe tifozët nga e gjithë bota. Ky turne promovon jo vetëm sportin e pingpongut por edhe Prishtinën si Qytet i Sportit, e bashkëpunimi mes Priping dhe dhe mobishopit lidër në Kosovë Zone Mobile do të krijoj një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Tërheqja e biletës do të bëhet nga kampioni i Prishtina Open 2025, e fituesi duhet të jetë present në sallë gjatë lojes shpërblyese, në rast se nuk është prezent, do të tërhjeket një biletë tjetër.