Fillon Superliga e Kosovës në Pingpong

Fillon Superliga e Kosovës në Pingpong

Të dielen duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohen dy xhirot e para të Superligës së Kosovës në pingpong, të cilat do të mbahen në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë!

Xhiron e parë të Superligës për vitin 2022, KPP Priping do ta zhvillojnë kundër KPP Ahmet Hoxha nga Ferizaji, ndeshje kjo e cila do të fillojë në ora 10:00, ndërsa xhiron e dytë pritet të jëtë derbi mes klubeve të kryeqytetit, KPP Priping dhe KPP Prishtina, e cila do fillon në ora 12:00.

Do të depbutojnë dy lojtarët e ri Yll Dragidella dhe Aulon Bivolaku, të cilët janë transferuar në Priping gjatë afatit kalimtar, e me këto përforcime klubi synon të sjell trofeun e Superligës në Prishtinë.

Këtë sezonë pritët të ketë ndeshje edhe më interesantë, marë parasysh që Federata e Pingpongut të Kosovës ka ndryshuar systemin e garave, ku janë             rikthyer ndeshjet çifte dhe luhet deri në 4 ndeshje të fituara.

Kryetari i klubit njoftoi se klubi ka përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit të ri, dhe janë më të gatshëm për fillimin e garave.

“Priping ka punuar intenzivisht kohëve të fundit dhe si klub jemi të përgatitur për sezonin 2022. Gjatë afatit kalimtar kemi nënshkurar kontratë edhe më dy lojtarë keshtu që këtë vit synojmë të sjellim titullin e Superligës në kryeqytet” u shpreh Orana.

Ndeshja do të zhvillohet duke respektuar të gjitha masat për parandalimin e shpërndarjës së virusit Covid-19.