Kryesia e klubit të pingponut Priping javën e kaluar ndau mirënjohje për Drejtorine e Sportit në komunën e Prishtinës për përkrahje të vazhdueshme për klubin e kryeqytetit.
Mirënjohjen e pranuan Drejtori i Drejtorise z.Fitim Rexha dhe zyrtari i sportit z.Kushtrim Mushica, të cilët e falenderuan klubin Priping për këtë mirënjohje.
Drejtori Rexha përgezoi Kryetarin e Klubit Kastriot Orana për punën që po behet ne klubin Priping duke i dhënë theks të vecant për angazhimin me moshat e reja, si dhe për sjelljen e trajnerit ndërkombetar nga Anglia z.Christopher Doran, ku është duke u ngritur cilësia e lojtarëve të klubit.
Ndërsa z.Kushtrim Mushica njoftoi se drejtoria e sportit te Prishtinës i përcjellë rregullisht aktiitetet e klubit Priping dhe se klubi do të vazhdojë të këtë përkrahjen e komunës edhe në të ardhmen.
Kryetari Orana falenderoi z.Rexha dhe z.Mushica për përkrahje të vazhdueshme të Komunës se Prishtinës për Klubin Priping ku edhe ndau mirënjohjen si dhe i dhuroi një fanellë të klubit.
Aktiviteti i rradhës i Priping është organizimi i turneut “Pink Pong Breast Cancer Aëareness Table Tennis Tournament” i cili do të mbahet, në Prishtinë, me datë 28 tetor 2021, duke filluar nga ora 18:00.