Prishtina Open 2026 po afron dhe emocioni po rritet dita-ditës! Turneu më atraktiv ndërkombëtar i pingpongut në Kosovë do të mbledhë në zemër të Prishtinës mbi 300 lojtarë nga më shumë se 30 vende të botës. Këtë vit, gara do të jetë edhe më spektakolare, me duele që premtojnë adrenalinë, pasion dhe nivel të lartë sportiv.
Kujtojmë të gjithë lojtarët dhe klubet se kanë mbetur vetëm 3 ditë kohë për t’u regjistruar dhe për të siguruar pjesëmarrjen në këtë ngjarje të jashtëzakonshme.
📅 Afati i fundit për regjistrim është: 15 Gusht 2026
🖥️ Regjistrimi bëhet vetëm online përmes linkut:
https://forms.gle/aiNhkoxgU4M6JtHa8
Mos humbisni rastin të jeni pjesë e Prishtina Open 2026 – aty ku pingpongu takon pasionin dhe ndërkombëtarizimin.
Për më shumë informata vizitoni faqen zyrtare të turneut ose kontaktoni organizatorët përmes rrjeteve sociale të FPPK-se dhe Klubit të Pingpongut PRIPING.
