Dita Botërore e Pingpongut u shënua edhe në Prishtinë

Dita Botërore e Pingpongut u shënua edhe në Prishtinë

Më 6 Prill në Sallën e Pingpongut në Prishtinë u shënua Dita Botërore e Pingpongut, ku u mbajt një event i organizuar nga Klubi Priping dhe Klubi Prishtina Femrat. Këtë vit ITTF Foundation (International Table Tennis Federation) ka synuar që përmes Ditës Botërore të Pingpongut të fillon iniciativa për arritjen e barazisë gjinore në sportin e pingpongut. E kësaj kauze iu kemi bashkuar edhe ne.


Duke respektuar masat parandaluese të përhapjes së COVID19 është organizuar një event më i vogël në krahasim me herat e tjera, ku qytetarët kanë qenë të ftuar të luajnë pingpong dhe kësaj radhe është vërejtur një pjesëmarrje më e madhe e vajzave. Sepse qëllimi tjetër i kësaj dite ka qenë edhe sensibilizimi i vajzave të fillojnë praktikimin e aktiviteteve sportive, në këtë rast të fillojnë të praktikojnë sportin e pingpongut. Ku përmes tij të arrihet fuqizimi i vajzave dhe shumë qëllime tjera, të cilat ato synojnë.


Ndër të ftuarit e pranishëm në event ishte edhe Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, e cila na nderoi me ardhjen e saj, sepse ajo përfaqëson në mënyrë të denjë zërin e fuqishëm të gruas. Gjithashtu ka shfaqur gjithmonë interesim të bashkangjitet edhe në eventet e kaluara të organizuara nga Klubi Priping.


Përmes këtij eventi dhe një video sensibilizuese të realizuar nga Klubi Priping dhe Prishtina Femrat është synuar ndërgjegjësimi i komunitetit në dy kauza të mëdha; fuqizimin e gruas dhe arritjen e barazisë gjinore. Duke u munduar të realizojmë këto qëllime përmes sportit të pingpongut, sepse sporti është një ndër mënyrat më efikase që mund të përdoret në këtë aspekt.


Në fund të eventit për të falenderuar pjesëmarrësit janë shpërndarë certifikata në shenjë mirënjohjeje për pjesëmarrje në aktivitetin e organizuar për Ditën Botërore të Pingpongut. Mirëpo, aktivitetet nuk kanë mbaruar vetëm me kaq, tani pritet implementimi i synimeve të kësaj dite dhe së bashku të përfaqësojmë sa më mirë sportin e pingpongut.

Anila Shala