Në sallën e pingpongut në Prishtinë, të diellen do të zhvillohet derbi i javës mes KPP Priping dhe KPP Vushtrria, në kudaer të Ligës së Parë, në xhiron e 14-të.
KPP Priping do të jetë nikoqir i KPP Vushtrria, klub ky i cili nuk ka ansjë humbje në Ligën e Parë. Derbi do të zhvillohët me datë 8 nentor, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë duke filluar nga ora 12:00.
Të dy ekpit janë në garë të ngushtë për titullin e Ligës së Parë të Kosovës për vitin 2020, dhe pritet të zhvillohen ndeshje interesante, duke pasur parasysh që të dy klubet janë duke u përgatitur intenzivisht për këtë ndeshje.
Në bazë të vendimit të qeverisë dhe IKSHP KPP Priping do të kujdesët që të respektohen të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e shpërndarjës së virusit Covid-19
KPP Priping ju fton të ndiqni nga afët këtë ndeshje dhe të përkrahni klubin e qytetit.