Chris Doran kampion i turneut memorial “Ahmet Hoxha 2021”

Chris Doran kampion i turneut memorial “Ahmet Hoxha 2021”

Chris Doran kampion i turneut memorial “Ahmet Hoxha 2021”

Dje, 23 Maj 2021 në sallën e sporteve të shkollës fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj, u mbajt për herë të 22-të me radhë, turneu memorial tradicional për nder të jetës dhe veprës së heroit të Kosovës “Ahmet Hoxha”.

Edhe në këtë turne lojtari i KPP PRiPING anglezi Chris Doran nuk lejoi të ndodhë ndonjë befasi duke fituar të gjitha ndeshjet dhe duke u shpallur kampion i turneut Ahmet Hoxha.

Te kategoria e meshkujve numri i të interesuarve për pjesëmarrje ishte mjaft i madh, morën pjesë 112 garues nga të gjitha klubet e Kosovës, që filluan garat nga ora 12:00 me sistem eleminimi. Për dashamirët e pingpongut kishte mjaft ndeshje interesante, befasi konsiderohen fitoret në të 32 e finales të Sylejman Çerkinit ndaj Eroll Boshnjakut, Altin Mulit ndaj Berkan Bajmaj, Petrit Dragidelles ndaj Alimemhet Kaçanikut si dhe Elnes Alitit ndaj Feim Ramës. Në total në këtë turne ishin rreth 150 pingpongistë të të dy gjinive nga Kosova, të cilët u ndanë me grupe dhe orare të caktuara.

Në gjysmëfinalen e parë Kreshnik Mahmuti fitoj një set ndaj Christopher David Doran, ndërsa në Gjysmë finalen e dytë Blendi Hajdari fitoi 2 seta ndaj Fatih Karabaxhakut.

Në Finale përsëri u ndeshjen Christopher David Doran dhe Fatih Karabaxhaku, kësaj radhe ndeshja ishte më e fortë, për çka tregon edhe rezultati i ngushtë 3:2 për Christopher David Doran që ka kontribuar në ngritjen e cilësisë në elitën e pingpongut Kosovar.

Që nga arritja në Kosovë në shkurt të këtij viti lojtari Chris Doran ka shënuar të gjitha fitore dhe nuk ka asnjë hubje të regjistruar deri më tani.