A e dini kur fillon sezoni vjeshtor në pingpong?

A e dini kur fillon sezoni vjeshtor në pingpong?

Kampionati individual i veteranëve ishte aktiviteti i fundit i organizaur nga FPPK për gjyshmën e parë të vitit 2021 dhe me këtë aktivitet ka përfunduar sezoni pranveror në pingpong.

Pjesa e dytë e sezonës pritet të jëtë shumë interesante ku do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të Superligës, Ligës së Parë si dhe turnet individuale TOP 8 e TOP 12 për senior dhe seniore. Sezoni vjeshtor do të fillojë në javën e parë të Shtatorit me garat ekipore të ligës së parë.

KPP Priping ndeshjen e parë ekipore do ta zhvillojë në garat e juniorëve me datë 11 shtator 2021, ndërsa në Superligë do të ndeshet kundër kryesuesit të tabelës “KPP Lidhja e Prizrenit” nga Prizreni me datë 12 shtator 2021, për të filluar kështu sezonin vjeshtorë të pingpongut.

Gjatë pushimeve verore KPP Priping do të organizoj kampe për fëmijë si dhe gara argëtuese dhe promovuese të pingpongut.

Për të qenë më të informuar me aktivitetet e klubit tonë, ju ftojmë të na ndiqni në faqen tonë në Facebook dhe Instagram, Klubi i pingpongut Priping.