KPP Priping fitoi si musafir i Gani Malokut në Kupën e Kosovoës

KPP Priping fitoi si musafir i Gani Malokut në Kupën e Kosovoës

Të ejtën ka filluar gara ekipore Kupa e Kosovës 2020 në pingpong, ku në xhiron e parë, KPP Priping ishte musafir i klubit nga Ferizaji KPP Gani Maloku. Djelmoshat nga Prishtina ishin më të motivuar për fitore dhe u kthyen në shtëpi me fitore bindëse me rezultat 3 me 0.

 

Në palestrën e shkollës fillore Tefik Çanga në Ferizaj, u zhvillua xhiro e parë e garave ekipore “Kupa e Kosovës” ku klubi nga kryeqyteti KPP Priping shënoi fitore me rezultat 3:0 kundër KPP Gani Maloku.

 

Ndeshjën e parë e filloi Petri Dragidella i cili dukej se ishte në formën e tij më të mirë që nga rikthimi në tavolinat e pingpongut, i cili me lojën e tij sulmuese fitoi kundër Betim Marevcit me rezultat 3:0, për të nisur kështu serine e fitoreve për KPP Priping.

Ndeshjen e dytë e zhvilloi Elvedin Colakovic i cili e filloi fuqishëm duke fituar dy setat e parë me diferencë të madhe, por në setin e tretë dhe të katërt Shkelzen Islami ishte më I fokusuar duke fituar barazuar rezultatin e setave në dy me dy. Seti i pestë ishte vendimtar për lojën e dytë në këtë xhiro, ku Elvedini u rikthye me lojë sulmuese duke fituar setin e pestë me, për të ppërmbyllur lojën e dytë me rezultat 3:2 në favor të KPP Priping.

Ndërsa ndeshjen e tretë e zhvilloi Kastriot Orana i cili ishte më me përvojë se lojtari nga Ferizaji dhe fitoi me rezultat 3:0 kundër Isuf Isufi, për të shënuar kështu fitoren e xhiros së parë në Kupën e Kosovës me rezultat përfundimtar 3:0.

Pas ndeshjës Kastriot Orana u shpreh se ekipi është duke funksionuar shumë mirë dhe jemi të lumtur që po rikthehemi në formen tonë më të mirë. 

“Sot luajtëm kundër KPP Gani Maloku në garat ekipore për Kupën e Kosovës 2020 dhe si ekip jemi duke funksionuar shumë mire ku edhe fituam tri ndeshjet dhe jemi të lumtur që po rikthehemi në formën tonë më të mirë pas një pause bukur të gjatë” u shpreh Orana

KPP Priping në fundjavë do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të ligës së parë, kurse me datën 15 tetor, do të jetë nikoqir i KPP Liria nga Prizrëni për xhiron e dytë në garat ekiporë të Kupës së Kosovës.

 

KPP Priping bënë thirrjë për dashamirët e pingpongut që përkrahin klubin e kryeqytetit duke ardhur në sallën e pingpongut me data 15 tetor 2020, në ora 18:00.