Garat e fundit të mbetura për sezonin 2020 kanë filluar tani, pas lirimit të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19 dhe sigurisht duke respektuar masat tjera të parandalimit gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Ndalimi disa mujor i aktiviteteve sportive për shkak të situatës aktuale ka ndikuar në gjendjen fizike të lojëtarëve, të cilëve iu duhet të mundohen për një kohë mjaft të shkurtër të rikthehen në formën e tyre më të mirë. Pasi që ky kuartal i fundit është i mbushur me shumë gara dhe atyre iu duhet të punojnë në mënyrë intenzive për të arritur qëllimin që kanë.
Për të gjithë lojëtarët, të cilët janë duke punuar shumë që të arrijnë paraqitjen e tyre më të mirë, në vazhdim janë 4 mënyra, që do të iu ndihmojnë të përfundoni me sukses këto gara.
- Vendosini vetes disa synime sfiduese
Vendosja e qëllimeve mund të duket klishe dhe se nuk është emocionuese, mirëpo është mjaft efektive. Në këto raste zakonisht synimet kanë të bëjnë me përformancën dhe rezultatet që dëshironi të arrini, gjithashtu vendosja e tyre është mjaft e lehtë. Shikoni çfarë keni arritur në garat apo sezonet e kaluara, merrni parasysh sa keni praktikuar dhe pastaj përcaktoni qëllimet e juaja në bazë të rrethanave. Një nga efektet kryesore që sjell vendosja e synimeve dhe puna drejt arritjes së tyre është përmisimi i vetëvlerësimit. Sidoqoftë, nëse qëllimet që synoni janë shumë të larta, mosarritja e tyre mund të ndikoj në mënyrë negative. Prandaj, duhet të keni parasysh rrethanat në të cilat ndodheni.
- Punoni në vetëbesimin tuaj në pingpong
Të gjithë lojëtarët e pinpongut priremi të kalojmë shumë kohë duke punuar në aftësitë tona të pingpongut; duke u përpjekur të përmisojmë saktësinë dhe fuqinë e gjuajtjeve, duke punuar në lëvizjen dhe shpejtësinë tonë dhe duke përmisuar elemente tjera të nevojshme të këtij sporti. Mirëpo, edhe pse pajtohemi se është shumë e rëndësishme prapë se prapë kalojmë pak kohë duke punuar në aspektin mendor të lojës. Besimi në vetvete është një nga karakteristikat e zakonshme që gjendet pothuajse në të gjithë sportistët e nivelit të lartë. Kur ata hyjnë në një mjedis konkurrues, ata thjesht kanë ndjenjën se do të fitojnë. Ata nuk mund të imagjinojnë fare ndonjë rezultat tjetër! Kjo nuk do të thotë se ata do të fitojnë çdo ndeshje që do të luajnë dhe ata e dijnë këtë. Mirëpo, kjo nuk do të thotë ju duhet të shikoni listën e lojëtarëve me të cilët do të luani dhe të vendosni se a keni shumë apo pak shanse për të fituar. Përkundrazi, ju duhet të shkoni në çdo ndeshje që luani duke besuar me gjithë zemër se do të fitoni!
- Largoni çdo presion të panevojshëm që po i bëni vetes
Njëra prej presioneve të panevojshme që mund t’i bëjmë vetes si lojtarë të pingpongut është shqetësimi për mendimin që do të kenë të tjerët për ne dhe mënyrën se si luajmë. Të tjerët duke pritur shumë nga ne dhe në anën tjetër ne duke u përpjekur që mos t’i zhgenjejmë ata dhe duke u munduar t’i shmangim komentet negative, të cilat do të vijnë nëse performanca jonë nuk është e shkëlqyer. Por duke pasur parasysh situatën është shumë e kuptueshme se jo të gjithë lojtarët do të jenë në formë fantastike, sepse ishte një pauzë shumë e gjatë dhe me pasoja për ta. Megjithatë, ata duhet të përqendrohen në ndeshje, të japin maksimumin e tyre dhe të bëjnë gjithçka që munden për të fituar, kurse presionet si ajo më lart dhe të tjera nuk kanë vend në lojën e pingpongut.
- Krijoni dhe zbatoni një plan të lojës
Krijoni një plan të lojës për secilin kundërshtar që do të luani dhe pastaj mos harroni ta zbatoni! Shfrytëzojeni në maksimum këtë duke u munduar të identifikoni ndonjë dobësi të kundërshtarit tuaj dhe pastaj të mendoni mënyrat se si t’i shfrytëzoni ato. Kur bashkëlojtarët tuaj luajnë, kushtojini vëmendje mënyrës se si po fitojnë pikë ndaj disa lojtarëve. E ndoshta edhe ju mund të përdorni ato strategji dhe të fitoni.
Pra, këto ishin disa mënyra që besoj se do të kenë efekt që ju të shkëlqeni gjatë garave në vazhdim, të cilat do të jenë mjaft të ngjeshura. Meqenëse është e vërtetë se viti 2020 ka qenë një vit sfidues edhe për lojtarët e pingpongut, mirëpo me punën e tyre dhe përkushtimin që kanë për këtë sport ata do të arrijnë t’i kalojnë këto gara me sukses. Duke shpresuar që sezona e radhës të jetë e mbushur me arritje të shumta!