Klubi i pingpongut nga kryeqyteti Priping ka filluar mbarë në rikthim të garave pas një pauze disa mujore larg tavolinave. KPP Priping të shunën mposhti KPP Malisheva në Prishtine, kurse të dielen fito kunder KPP Maestro në Peje.
KPP Priping këtë fundjavë ka shënuar dy fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Parë për sezonin 2020, ku të shtunën ka mposhtur si vendas KPP Malishevëm me rezultat 3:0, kurse të dielen ishte musfir i klubit nga Peja, KPP Maestro ku edhe pejanët i mposhtën bindshëm me rezultat 3:0.
Në Prishtinë serine e fitoreve e filloi Elvedin Colakovic, i cili mposhti Feim Morina me rezultat 3:1, ndeshjen e dytë e fito Petrit Dragidella 3:0 kundër Driton Morina dhe fitoren e vulosi Kastriot Orana kundër Isuf Krasniqi me rezultat 3:0, për të përmbyllur ndeshjen e xhiros 8 me fitore 3:0, kunder Malishevës
Të dielen KPP Prishtina si musafir ndroi renditjën e lojtarëve dhe filloi ndeshjen me Petrit Dragidella i cili dukej se ishte shumë më i motivuar pas fitorës së shtunës. Petriti fito 3:0 kundër Qamil Vishaj lojtari kyq nga Peja. Ndeshjen e dytë e fitoi Elvedin Colakovic me rezultat 3:0 dhe ndeshjën e tretë dhe të fundit e fitoi Kastriot Orana me rezultat 3:1, për të shënuar kështu fitorën e dytë rradhazi pas rikthimit të garave.
Pas ndeshjës Petrit Dragidella u shpreh se ndihet shumë mirë që kanë fituar dy ndeshje shumë të rëndësishme në këtë fundjavë dhe se po vazhojnë me përgatitje intensive për ndeshjet e rradhës.
“Këtë fundjavë i shënuam dy fitore shumë të rëndësishme kundër KPP Malisheva dhe KPP Maestro, e këto fitore na bëjnë të ndihemi shumë mirë dhe të motivuar për ndeshjet e rradhës. Ne do të vazhdojmë me përgatitje intensive meqe na presin ndeshje më të vështira në javët e ardhshme” u shpreh Dragidella.
KPP Priping këtë fundajvë fitoi ndeshjet e xhiros 8 dhe 9 në Ligën e Parë të Kosovës, kurse të ejtën do të luaj si musafir i KPP Gani Maloku nga Ferizaji, për Kupën e Kosovës.