Lojtarët e klubit të pingpongut nga kryeqyteti, KPP Priping, i janë përgjigjur thirrjes së Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut duke dhuruar gjak për personate prekur nga Covid-19, të cilët kanë nevojë për gjak në këtë kohe pandemie.
Pingpongistët e klubit KPP Priping së bashku me kryesinë e klubit, sot në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut kanë dhuruar gjak për personat, të cilët janë në gjendje më të rëndë nga infektimi me virusin Covid-19.
Drejtoresha e qendrës znj. Bukurije Zhubi së bashku me stafin e saj, mirëpritën gatishmërinë e lojtarëve të KPP Priping pët të dhuruar gjak. Ajo falenderoi pingpongistët për këtë inicativë, si dhe njoftoi lojtarët për benefitet që sjell dhurimi i gjakut.
“Ju falenderojmë për këtë iniciativë shumë të nevojshme në këtë kohë pandemie, ne jemi shumë mirënjohes për kontributin e secilit qytetar, që dhuron gjak. Përveq që shpetoni jetë duke dhuruar gjak, ju i bëni mirë edhe trupit tuaj duke dhuruar gjak” u shpreh znj.Zhubi.
Ndërsa kryetari i klubit z.Nehat Çitaku u shpreh se klubi Priping do të bëhehet dhurues i rregullit duke pasur parasysh nevojën e madhe për këtë shërbim. Poashtu, ai bëri thirrje që të gjithë sportistët t’i bashkangjiten kësaj iniciative për të shpëtuar jetë.
“Ne si klub po dhurojmë gjakë për pesronat e infektuar nga virusi Covid-19. Këtë aktivitet do ta bëjmë të rregullt në klubin tonë, që të mundësojmë shpëtimin e jetëve e njëkohësisht për të forcuar trupin tonë.” tha ai.
Klubi i pingpongut KPP Priping ju fton të dhuroni gjak e të shpëtoni jetë!