IPKO Table Tennis Youth Challenge 2025 – U13 dhe U17

IPKO Table Tennis Youth Challenge 2025 – U13 dhe U17

IPKO dhe Priping sjellin sfidën e madhe për talentët e rinj të pingpongut

Klubi i Pingpongut PRiPING në bashkepunim me IPKO po organizojnë një prej ngjarjeve më të rëndësishme për sportin e pingpongut për të rinjë në Kosovë – turneun profesional IPKO Table Tennis Youth Challenge 2025.

Ky turne synon të mbledhë lojtarët më të mirë të Kosovës në grupmoshat e reja, të cilët do të garojnë për titujtë kategoritë U13 dhe U17, për djem dhe vajza.

Për të motivuar dhe shpërblyer performancat e shkëlqyera, organizatorët kanë paraparë ndarjen e dhuratave për fituesit në secilën kategori:

  • U13 – Djem dhe Vajza: Vendi i parë, i dytë dhe i tretë
  • U17 – Djem dhe Vajza: Vendi i parë, i dytë dhe i tretë

Po ashtu, gjatë turneut do të ndahen çmimet speciale “IPKO Player of the Day” për secilën kategori, për të vlerësuar lojtarët që shfaqin performancë dhe shpirt gare të jashtëzakonshëm.

Turneu do të zhvillohet më 9 Maj 2025, në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, dhe pritet të jetë një ngjarje madhështore që promovon talentin dhe pasionin për pingpongun në mesin e të rinjve të Kosovës.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e kësaj sfide emocionuese, regjistrohuni duke derguar emrin, mbiemrin dhe grupmoshen ku do te luani, ne [email protected].

Pagesa 10 euro per djem, per vajza gratis!

Numri i pjesëmarresve është i limituar në 16 lojtarë për kategori!