Priping mban kuvendin zgjedhor gjatë Janarit

Priping mban kuvendin zgjedhor gjatë Janarit

Klubi i Pingpongut Priping në mbledhjen e bordit të mbajtur me datë 4 janar 2025, ka marre vendim që kuvendi zgjedhor i klubit të mbahet me datën 10 janar 2025, në ora 18:00.

Përveq kryetarit, në kuvendin e klubit do të zgjedhen edhe anëtaret e bordit dhe komisionet e klubit.

Gjatë takimit Kryetari Kastriot Orana ka njoftuar anëtaret e bordit se do të kandidojë përsëri për udhëheqjen e klubit Priping edhe për një mandat.

Mbledhja e kuvendit do të mbahet konform datave të cekura në qarkoren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe afateve për regjistrim në FPPK.