7 nacionalitete në podium gjatë ditës së parë në Prishtina Open 2024

7 nacionalitete në podium gjatë ditës së parë në Prishtina Open 2024

Prishtina Open 2024, turneu i shumëpritur nga lojtarët dhe adhuruesit e pingpongut rikthehet sërish në Prishtinë. Dita e parë kaloi në një ambient të bukur, të përgatitur teknikisht në nivel shumë të lartë me kolorit të pasur ngjyrash dhe koreografi çfarë i ka hije kryeqytetit.

Dita e parë, kaloi shumë mirë dhe shërbeu si uvertyrë për dy ditët në vazhdim kur pritet të shohim pingpong cilësor dhe atraktiv.

Veteranët, e hapën ditën e parë të garave, së pari me ndeshjet e fazës s grupeve e pastaj me shortin final. Në grup-moshën mbi 70 vjeç, i pari doli Lojtari nga Austria Peter Reidel, i cili në finale e mundi Angel Simovsikn e Maqedomisë me 3:2 në seta. Vendin e tretë e zuri bullgari Nedeljko Hristov i cili e mundi Vehbi Raçin e Kosovës me 3:0 në seta.

Në grup-moshën 65-69, Sheshivar Veliu nuk lejoi befasi dhe doli i pari, para Sadri Hulajt dhe Sadri Abazit.

Hristo Temelkov nga Maqedonia e Veriut, doli i pari në grup-moshën 60-64, para Gani Pirevës dhe Nezir Lokajt. Ndeshjet të forta u zhvilluan në grup-moshën 50-59, ku i pari doli Murat Kurtulush pasi në finale e mundi Eroll Boshnjakun me 3;1, në seta, kurse Besart Domaniku fitoi ndaj Ilir JAhës me 3:1 dhe u rendit i treti. Konkurrenca më e fortë ishte në grup-moshën 40-49, ku tri vendet e para i zunë lojtarët e huaj. Portugezi, Joao Tenente, së pari në gjysmëfinale  e mundi konkurrentin më të fortë, egjiptianin e Kpp Priping, Mahmoud Salama e pastaj në finale e mundi ukrainasin Oleksey Napolkov.

Tri vendet e para për secilën kategori u shpërblyen me medalje e kupa, kurse kampionët edhe me shpërblim në të holla në shumën prej 100 eurove.

Nesër janë në program ndeshjet e grup-moshave U17 dhe U 21 për të dyja gjinitë dhe pritet të ketë shumë ndeshje të mira dhe atraktive.

RENDITJA

70+ VJEÇ

1.PETER REIDL (AUT)

2.ANGEL SIMOVSKI (NMK)

3.NEDELKO HRISTOV (BUL)

65-69 VJEÇ

1.SHESHIVAR VELIU (KOS)

2.SADRI HULAJ (KOS)

3.SADRI ABAZI (KOS)

60-64 VJEÇ

1.RISTO TEMELKOV (NMK)

2.GANI PIREVA (KOS)

3.NEZIR LOKAJ (KOS)

50-59 VJEÇ

1.MURAT KURTULUS (KOS)

2.EROLL BOSHNJAKU (KOS)

3.BESART DOMANIKU (KOS)

40-49 VJEÇ

1.JOAO TENENTE (POR)

2.OLEKSEY NAPLOKOV (UKR)

3.MAHMOUD SALAMA (EGY)