Besa Security kampion i turneut “Ping Pong Business Tournament”
Të shtunën në kryeqytet u zhvillua turneu i parë i pingpongut per biznese, ku në një atmosferë shumë sportive garuan njëra me tjertrën 16 biznese kosovare.
Salla e pingpongut në pallatin e rinisë dhe sportit, në Prishtinë të shtunën ishte e mbushur me punonjës të bizneseve të lamive të ndryshme, jo për të ndjekur ndonjë konferencë biznesore apo panair vendor, por për të garauar në turneun e pingpongut të organizuar nga Klubi i Pingpongut Priping dhe kompania 11 Points.
Në këtë turne ku ishin paraqitur 16 biznese të industrive të ndryshme si banka, arkitekturë, ndërtimtari, gastronomi, IT, media etj garuan fillimisht në katër grupe nga katër biznese, ku kishtë ndeshje shumë interesante dhe deri në momentet e fundit nuk dihëj së kush do ta kalonte grupin.
Pas disa orëve ndeshje 8 biznese u kualifikuan në fazën e dytë, fazen eleminuese ku ndeshjet ishin edhe me të balancuara.
Kompanitë Tive, Babel, Deutschzentrum Kosova, Key Call, Besa Security, Ninety One, Telegrafi dhe Archipoints ishin kompanitë të cilat u plasuan në skelet.
Në gjysëmfinalen e parë u ndeshen Tive dhe Deutschzentrum Kosova ku ishte një ndeshje me shume poena atraktiv e ne fund me të suksesshëm rezultuan lojtarët nga Deutschzentrum Kosova, ndërsa në gjysëmfinalen e dytë u ndeshën lojtarët e Telegrafi.com dhe lojtarët nga Besa Security, ku biletën për finale e siguroi Besa Security.
Fillimisht u zhvillua ndeshja për vendin 3-4 ku lojtarët e TIVE dhe Telegrafi.com luftonin për cdo poen dhe kishte shume kthesa në rezultate, në fund medalje siguroi Telegrafi.com, duke mposhtur me rezultat të ngushtë ekipin TIVE.
Finalja ishtë një derbi mes ish pingpongistëve qe përfaqesonin Deutschzentrum Kosova dhe ish pingpongistët qe përfaqesonin Besa Security. Në finale tifozët e pranishëm patën mundësi më pa shumë poena atraktiv nga lojtarët Astrit dhe Granit Hasani si dhe nga lojtari Arbër Xheladini, i cili sulmonte vazhdimisht.
Fitues i turneut të parë për biznese në fund u shpallë kompania Besa Security pasi fitoi me rezultat 3 me 0 kundër Deutschzentrum Kosova.
Të gjithë fituesit e turneut Ping Pong Business Tournament u shpërblyen me kupa dhe medalje nga organizatorët e turneuë.
Pas përfundimit organizatori i turneut Kastrot Orana, njëherit Kryetar i KPP Priping, u shpreh i lumtur me ndeshjet e zhvilluara dhe me ambientin që mbizotëroi në sallë gjatë garave, si dhe u shpreh se për ata që nuk kanë arritur të marrin pjesë në këtë garë, mund të regjistrohen në turneun e radhës që do të mbahët në janar 2023.
“Sot në këtë turne të biznesit kemi pa ndeshje shumë atraktive, disa të ngjajshme me garat zyrtare të federatës. Atmosfera shumë e mirë dhe kogja konkurence mes bizneseve. Pas kërkesës së madhe për të marr pjësë në PPBT si klub kemi vendos me organiue edhe ni turne të ngjajshëm me 14 janar 2023” u shpreh Orana.
Turneu i dytë i bizneseve do të mbahet me 14 janar 2023, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.