Angazhimi i lojtarit angelz Christopher Doran nga Klubi i Pingpongut Priping ka rezultuar të jetë i suksesshem për klubin e kryeqytetit.
Në sezonin pranveror z.Doran ka zhvilluar gjithsej 35 ndeshje pingpongu, në garat individuale dhe ato ekipore ku ka shënuar të gjitha fitore, prej të cilave vetem një ndeshje ka perfunduar me rezultat të ngushtë 3:2, ndersa shumicen me fitore bindese 3:0.
Gjatë periudhës mars-qershor 2021 lojtari Chris Doran ka fituar 3 tituj në turnetë indiviudale dhe ka shënuar fitore në të gjitha ndeshjet e Superligës dhe të Kupës së Kosovës.
Anglezi Doran, përveç angazhimit si lojtarë ka ndihmuar ne ngritjën e cilësise së lojtarëve të klubit Priping, me fokus në gjeneratat e reja, e ky angazhim rezulti edhe me rembimin e dy medaleve nga kadetet e klubit Tana Çitaku dhe Buron Stanovci, në turneun “Dita e Çlirimit të Prishtinës”.
Kryetari i Klubi Kastriot Orana njoftoi se KPP Priping është duke punuar vazhdimisht në ngritjën e cilësisë së lojës së pingpongut dhe se ka në plan të angazhojë edhe trajnerë të tjerë gjatë pushimit veror.
“Jemi duke punuar shumë që të ngritim cilësinë e lojtarëve tonë duke angazhuar trajner të huaj të cilët kanë eksperiencë më të madhe në pingpong. Angazhimi i Chris Doran ka pas impakt në klubin tonë, sepse vrehet dukshëm që lojtarët janë duke përparuar e edhe duke u stolisur me medale” u shpreh Orana.
Transferimi i lojtarit nga Anglia ka bërë KPP Priping klubin e parë në histori të Kosovës që ka angazhuar lojtarë të huaj për një sezonë të tërë.