PRiPING fton bizneset për sponzorizim të klubit

PRiPING fton bizneset për sponzorizim të klubit

Klubi i Pingpongut Priping,është i regjistruar në deparamentit të OJQ-ve, me numër 5118268-5, dhe i licencuar nga Federata e Pingpongut të Kosovës për vitin 2021.

KPP Priping ka hapur këtë thirrje për të kërkuar sponzor gjeneral ose parcial në baze të ligjit për sponsorizim të sportit, ku bizneset nga tatimi në fitim, mund të paguajn deri në 30% për sponzorizim për klubet sportive.

KPP Priping në vitin 2020 është shpallur nënkampion në Ligën e Parë, kurse në vitin 2021, garon në Superligë dhe me përforcimet e reja synon titullin e kampionit të Kosovës.

KPP Priping ka bazën në sallën e pingpongut në Pallatin e Rinise dhe Sporteve në Prishtinë, ku edhe i zhvillon ndeshjet si vendas, kurse ndeshjet si musafir i luan në qyetet tjera.

KPP Priping në kompenzim të sponzorizimit ofron tri pako me hapsira reklamuese për sponzorizuesin, dhe një pako ekskluzive. Pako ekskluzive përmban edhe shtesën e emrit të biznesit para emrit Priping.

Për të parë pakot ju lutem klikoni më poshtë.