Kuartali i fundit i ngjeshur me gara në pingpong

Kuartali i fundit i ngjeshur me gara në pingpong

Pas lirimit të masave për parandalimin e shpërndarjës së virusit Cobid-19, nga Qeveria e Kosovës, këtë fundajvë ri-fillojnë garat në pingpong. KPP Priping të shtunën do të jetë nikoqir i KPP Malisheva, kurse të dielen do të luaj në Pejë kundër KPP Maestro.

Federata ka shpërndarë kalendarin e ri-strukturar me klubet e pingpongut për garat e mbetura për sezonin 2020. Pas ndalimit disa mujorë të aktiviteteve sportive shkaku i pandemisë këtë fundjavë fillojmë përsëri me garat zyrtare gjithnjë duke respektuar masat për parandalimin e virusit Covid-19.

Kurtali i fundit i vitit 2020 për klubet e pingpongut do të jetë me shume gara, duke marre parasysh se do të luhen të gjitha xhirrot e mbetura të Superligës dhe Ligës së Parë, ku bën pjesë edhe KPP Priping.

Lojtarët e KPP Priping kanë filluar me ushtrimë intenzive menjëhere pas lirimit të masave dhe janë duke u përgatitur për xhirrot e para pas një pauze bukur të gjatë.

Elvedin Ćolaković nga KPP Priping u shpreh se është i motivuar dhe shpreson të kthehet në formën më të mirë për ndeshjet e kësaj fundjave.

“Pas një pauze disa mujore këtë vikend do të luajm në xhirot e mbetura në Ligen e Parë dhe ne si klub kemi filluar nga e hëna me ushtrime intenzive për ndeshjet e mbetura. Jemi të motivuar dhe do të luajm për fitore si në Prishtine ashtu edhe në Pejë” u shpreh Ćolaković.

Në fundjavë do të zhvillohen xhirot 8 dhe 9 në sistemin vajtje-ardhje, duke minimizuar mundësin e shpërndarjës së virusit Covid-19.