KPP Priping angazhon trajnerin londinez z.Eli Baraty

KPP Priping angazhon trajnerin londinez z.Eli Baraty

Klubi i Pingpongut Priping gjatë javës së ardhshme do t’i mbajë seancat stërvitore me trajnërin e mirënjohur Eli Baraty, njëherit themelues i Akademisë së pingpongut EBATT, me seli në Londër.

 

KPP Priping nga data 14 dhjetor deri me datë 17 dhjtor do të mbaj nga dy seanca stërvitore në ditë, duke i përditësuar lojtarët me metodat më të reja të ushtrimeve te pingpongut. Trajneri Baraty, i cili përvec ushtrimeve taktike dhe teknike do të mbajë edhe një ligjeratë për lojtarët e Prishtinës, me temën “Ëelcome to Next Level” ku do të fletë për trendet e fundit të pingpongut.

Eli Baraty është njëri ndër top trajnerët e pingpongut në Evropë, i cili është angazhuar shumë herë edhe nga Federata Evropiane dhe ajo botërore e Pingpongut, në programet e tyre zhvillimore.

 

Ky kamp i përkrahur nga departamenti i sportit në komunën e Prishtinës, do të zhvillohet me numër të limituar duke respektuar të gjitha masat e parandalimit të shpërndajrës së virusit Covid-19.