KPP Priping
Klubi i pingpongut KPP Priping është themeluar me të vetmin qëllim për promovimin dhe zhvillimin e pingpongut në qytetin e Prishtines.
KPP Priping synon të masovizoj sportin e pingpongut në kryeqytet duke ofruar një ambient të këndshëm por dinamik për të gjithë pasionantët e pingpongut.
Klubi udhëhiqet nga sportistë profesionistë të cilët kanë korur suksese si në sport ashtu edhe në fusha tjera.
Vizioni
Të jemi klub i respektuar me përformancë të lartë në Prishtinë, duke ofruar një ambient të këndshem por dinamik për të gjithë anëtarët tanë si dhe të ju ofrojmë jo-anëtarëve mundësinë të shijojnë pingpongun.
Misioni
KPP Priping ka mision të zhvillojë lojtarë të klasit botëror duke identifikuar talentë të pingpongut dhe përmes trajnimit dhe edukimit të nxjerim më të mirën nga ta. Poashtu jemi të përkushtuar në promovimin e jetës së shëndetshme duke u bazuar në benefitet që sjell sporti i pingpongut.